
Pandemia e Covid 19 ka shkaktuar reduktim të madh të orëve të punës dhe rënie të të ardhurave të punës për punëtorët në të gjithë botën, veçanërisht në vendet në zhvillim.
Në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare të punës nënvizohet se të ardhurat globale të punës vlerësohet të kenë rënë me 10.7 për qind ose 3.5 trilionë dollarë në tre tremujorët e parë të vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019, raporton “China Daily”.
Rënia më e madhe është shënuar në vendet me të ardhura mesatare, ku humbjet e të ardhurave të punës arritën 15.1 për qind, me Amerikën si rajoni më i goditur me 12.1 për qind.
Raporti vë në dukje se humbjet globale nga orët e punës në nëntë muajt e parë të vitit 2020 kanë qenë "dukshëm më të mëdha" sesa ishin vlerësuar fillimisht në botimin e mëparshëm më 30 qershor.
Një ndër arsyet është se punëtorët në ekonomitë në zhvillim, veçanërisht ata në punësim informal, kanë qenë shumë më të prekur këtë vit sesa nga krizat e kaluara.
Në raport inkurajohen veprime urgjente për të kapërcyer ndikimet negative ekonomike, sociale dhe punësimit të sjella nga pandemia.







