
Karnavalet më të famshme në botë, ato të Rio de Zhaneiros, janë shtyrë për herë të parë në 100 vjet për shkak të koronavirusit.
Autoritetet braziliane e njoftuan vendimin për shtyrjen e festës që mbahet çdo vit në shkurt, pasi situata e pandemisë e ka bërë të pamundur organizimin e saj, njofton “Skynews”.
Shkollat e sambas ishin lajmëruar më herët se do të ishte shumë i vështirë organizimi i paradës shumëngjyrëshe pa daljen e vaksinës.
Brazili është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në botë. Që nga nisja e pandemisë mbi 4.5 milionë persona janë infektuar, ndërsa 138 mijë prej tyre kanë humbur jetën.







