
Rastet e koronavirusit të konstatuara deri tani në Evropë kanë tejkaluar pragun prej 5 milionë. Shtimi i rasteve të reja kanë nxitur qeveritë e vendeve evropiane të shtrëngojnë masat për frenimin e virusit.
Në Gjermani, aplikacioni që ngre alarmin për një infeksion të mundshëm të koronavirusit është shkarkuar mbi 18 milionë herë. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn, ky është aplikacioni më i suksesshëm i alarmit në Evropë, shkruan “Ansa”.
Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson njoftoi se kufizimet e reja pritet të jenë në fuqi për rreth gjashtë muaj.
Në Austri, “Ball Opera” e Vjenës u anulua për shkak të pandemisë Covid. Edicioni i 65-të i eventit duhej të zhvillohej në 11 shkurt 2021, por qeveria austriake vendosi ta pezullojë.







