Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Shtetet e Bashkuara ka arritur tashmë në më shumë se 200 000. Sipas CNN-it, mesatarisht 858 veta kanë vdekur çdo ditë nga pneumonia e koronavirusit të ri që kur ndodhi vdekja e parë e konfirmuar në ShBA më 6 shkurt. Shumica e viktimave kanë vdekur në spitale pa praninë e të afërmve. Për shumë prej tyre nuk janë kryer ceremonitë e duhura të varrimit dhe të afërmit e miqtë kanë mbajtur zi për ta vetëm nga largësia.

Sipas raporteve, numri i vdekjeve nga pneumonia e koronavirusit të ri në ShBA e tejkalon numrin e përgjithshëm të amerikanëve të vdekur në pesë luftërat e fundit. Lufta e Vietnamit shkaktoi 47 434 vdekje, Lufta e Koresë 33 739, e Irakut 3 519, e Afganistanit 1 909, ndërsa nga Lufta e Gjirit vdiqën 148 amerikanë.

CNN-i theksoi se kostoja tragjike e humbjes së jetëve nga epidemia në ShBA është e barabartë me ndikimin e 109 uraganëve si ai "Katrina", ose me sulme si ai i 11 shtatorit për 66 ditë rresht.

Studiuesit parashikojnë që deri në fund të këtij viti, gati 180 000 veta të tjerë mund të vdesin nga COVID-19 në ShBA.(Zhan Dian/Artan Goga)