“Taj Mahal’-i, monumenti emblematik i Indisë, u rihap sot pas gjashtë muajve mbylljeje për shkak të COVID-19, në një vend që po kërkon t’i rikthehet normalitetit pavarësisht rritjes së infektimeve me koronavirus.

India me 1.3 miliardë banorë, numëron më shumë se 5.4 milionë raste me COVID-19, duke u bërë kështu vendi i dytë në botë më i prekur, pas SHBA-së, dhe që ka regjistruar rreth 100 mijë raste të reja çdo ditë.

“Të gjitha protokollet e lidhura me COVID-19, të tilla si maska apo distanca fizike, do të zbatohen”, -theksuan autoritetet duke njoftuar rihapjen e tij dy javë më parë.