Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell mohoi të dielën njoftimin e njëanshëm të bërë nga Shtetet e Bashkuara për të rifilluar sanksionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi Iranin, njofton “Xinhua”.

Borrell tha se SHBA-ja u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore me Iranin në vitin 2018 dhe për këtë arsye nuk mund të fillojë procesin e rivendosjes së sanksioneve të OKB-së nën rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit.

Ai e konsideroi marrëveshjen si një shtyllë kryesore të arkitekturës globale të mospërhapjes dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të ruajnë marrëveshjen dhe të përmbahen nga veprimi që mund të perceptohet si një përshkallëzim në situatën aktuale.