Në rajonin e Madridit, në Spanjë, rreth 858.000 banorë kanë hyrë në “lockdown”, për një periudhë 14-ditore, njofton media vendase.

Dalja nga shtëpia do të jetë e mundur vetëm për të shkuar në punë, farmaci apo për të shkuar në shkollë.

Këto rregulla janë kryesisht për lagje dhe zona në jug të kryeqytetit spanjoll.

Vendimi u njoftua të premten nga guvernatorja Isabel Diaz Ayusu, pas rritjes së madhe të rasteve me të infektuar.