Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale Francis Gurry tha në një intervistë për CMG-në ditët e fundit se Kina është jo vetëm një partnere e rëndësishme e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, por edhe një mbështetëse e fortë e multilateralizmit dhe një anëtare shumë e rëndësishme e kësaj organizate.

"Për Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale, së pari Kina është një vend anëtar shumë i rëndësishëm. Për sa i përket punës sonë, Kina është gjithashtu një treg shumë i rëndësishëm. Kina ishte vendi me numrin më të madh të aplikimeve për patentë ndërkombëtare në botë në vitin 2019. Në renditjen e aplikacioneve për marka tregtare ndërkombëtare, Kina po ruan prirjen e rritjes, duke u renditur e treta në botë," theksoi ai.

Në fillim të këtij muaji, Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale publikoi "Raportin global të Treguesit të Inovacionit 2020". Raporti tregon se Kina zë pozicion drejtues në fushën e inovacionit dhe është udhëheqëse në tregues të tillë të rëndësishëm si aplikimet për patenta, modele shërbimesh, marka tregtare e dizajn industrial, si edhe në eksportin e produkteve inovative. Për sa i përket numrit të grupeve të teknologjisë, Kina ka 17 ndër 100 grupet kryesore të teknologjisë në botë, dhe renditet në vendin e dytë pas ShBA-së.

Gurry mendon se Kina ka ruajtur gjithmonë gjallërinë dhe vendosmërinë e inovacionit dhe zhvillimit, gjë që sipas tij lidhet ngushtë me promovimin e vazhdueshëm të risive dhe të zhvillimit në Kinë. Përveç kësaj, ai vuri në dukje se Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale gjithashtu ka zhvilluar bashkëpunim inkurajues me Kinën në fusha si procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve etj.

"Për Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale, Kina është një treg shumë i rëndësishëm. Edhe po të mos marrim parasysh biznesin, por vetëm nga këndvështrimi politik, Kina është gjithashtu një vend anëtar mjaft i rëndësishëm," tha ai. (Çang Çuo)