Ish-kryetari i Komisionit Europian dhe ish-kryeministri italian Romano Prodi bëri thirrje që të respektohen dallimet mes Kinës dhe BE-së dhe të zhvillohet dialogu dhe bashkëpunimi dypalësh.

Në dialogun tregtar Kinë-BE mbajtur më 9 shtator në internet, Prodi tha se megjithëse Kina dhe Europa kanë sisteme të ndryshme, mund të arrijnë një harmoni nën praninë e dallimeve. Të dyja palët duhet të kërkojnë më shumë raste bashkëpunimi, për të nxitur interesat e përbashkëta.

Ai theksoi se tani është një moment kyç për dialog, veçanërisht Kina dhe BE-ja mund të përballojnë së bashku sfidat për mbrojtjen e mjedisit.

Dialogu tregtar Kinë-BE organizohet nga Dhoma Tregtare BE-Kinë dhe CMG-ja është media mbështetëse që ka bërë mbulimin e plotë të informimit mbi të gjithë veprimtarinë. (Jiang Lei/Albana)