Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka kërkuar përkrahje ndërkombëtare për Libanin pas shpërthimit të fuqishëm javën e kaluar, që shkatërroi portin e Bejrutit dhe një pjesë të kryeqytetit.

"Bëj thirrje për përkrahje të fortë ndërkombëtare për të gjithë njerëzit që kanë nevojë në Liban, veçanërisht gratë dhe vajzat, që janë më të dobëtat në kohë krizash. Dhe i falënderoj ato vende që kanë dhënë ndihmë konkrete financiare, materiale dhe të specializuar. I nxit dhuruesit të ofrojnë ndihma me shpejtësi dhe bujari," tha kreu i Kombeve të Bashkuara.

Guterres-i bëri thirrje edhe për një hetim të besueshëm dhe transparent në vend.

Humbjet si pasojë e shpërthimit vlerësohen rreth 10 - 15 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa afro 300 mijë veta humbën shtëpitë e tyre. (Wang Lei)