Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha se qeveria qendrore kineze mbështet qeverinë e Hong-Kongut në zbatimin e "Ligjit të sigurisë kombëtare".

"Si parim, Kina është një shoqëri e bazuar në sundimin e ligjit. Tani që është miratuar 'Ligji për ruajtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong', qeveria qendrore përkrah qeverinë e Hong-Kongut në ndërmarrjen e veprimeve mbi bazën e ligjit".

Zëdhënësi e bëri këtë deklaratë pas arrestimit të hënën të Jimmy Lai Chee-ying, i cili akuzohet për nxitjen e trazirave në qytet, dhe gjashtë të tjerëve, me dyshimin se kanë shkelur ligjin e sigurisë kombëtare.

Sipas Forcës së Policisë të Hong-Kongut, të paktën shtatë veta të moshës nga 39 deri në 72 vjeç u arrestuan si të dyshuar për bashkëpunim me forcat e huaja dhe komplot për të kryer mashtrime dhe rebelim. (Vera)