Spanja e ka kaluar Britaninë, duke u bërë vendi me numrin më të lartë të infektimeve nga koronavirusi në Europën Perëndimore.

Të dielën, ministri spanjoll i Shëndetësisë u shpreh që në vendin e tij janë konfirmuar 314 mijë raste infektimi, ndërsa në Britani numri është afro 310 mijë.

Në gjysmën e parë të prillit, Spanja ishte vendi i dytë pas Britanisë për numrin e rasteve të COVID-19, para marrjes së masave të rrepta të kontrollit në mbarë vendin.

Por virusi është "rigjallëruar" shpejt pas përfundimit të gjendjes emergjente gjashtë javë më parë.