Komisionarja e BE-së për Shëndetësinë dhe Sigurinë Ushqimore Stella Kyriakides u shpreh në një intervistë për gazetën gjermane "Handelsblatt" se ka shenja pozitive që vaksina e parë kundër COVID-19 mund të vihet në përdorim në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Ajo tha se koha është kyç për të kapërcyer krizën e epidemisë. "Jemi në procesin e krijimit të vaksinës. Një muaj më shpejt do të shpëtonte më shumë jetë dhe do të ruante mjetet e jetesës të më shumë njerëzve," tha Kyriakides-i.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është shprehur më parë se BE-ja po bën konsultime me shumë firma farmaceutike. Tani, BE-ja dhe kompania farmaceutike franceze "Sanofi" kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Nëse vaksina e kësaj kompanie është e sigurt dhe efektive, ajo do të ofrojë 300 milionë doza për BE-në. Krahas kësaj, edhe kompania britanike "AstraZeneca" ka nënshkruar kontrata me shumë vende europiane, duke premtuar 400 milionë doza vaksinash për Europën. (Jiang Lei)