Kryeministri libanez Hassan Diab ka njoftuar dorëheqjen e qeverisë së tij, pas shpërthimit të madh vdekjeprurës në Bejrut, që shkaktoi protesta antiqeveritare.

“Përballë realitetit, ne do të hedhim një hap prapa, për të qëndruar me popullin dhe për të luftuar me të për ndryshim. Dëshirojmë të hapim derën për shpëtimin e vendit dhe populli libanez do të na ndihmojë për ta bërë këtë. Prandaj, sot deklaroj dorëheqjen e kësaj qeverie,” u shpreh Diab-i.

Ai shtoi se nuk pranonte të mbante përgjegjësi për praktikat e korruptuara të qeverive të mëparshme.

Kryeministri tha gjithashtu se çdo ministër i kabinetit të tij ka bërë përpjekje për të kontribuuar në projektin për të shpëtuar vendin. (Li Huailiang)