Më 28 mars, udhëtimi i parë i trenit ekspres të mallrave Kinë-Europë nisi nga Wuhan-i i provincës Hubei, i pari pas shpërthimit të COVID-19. Ky tren u dërgoi materiale urgjente antiepidemike dhe mallra të nevojshme për jetën e përditshme vendeve evropiane si Gjermania, Franca, Hungaria, Çekia, Polonia etj. Në gjysmën e parë të vitit, udhëtimet e trenave ekspres të mallrave Kinë-Evropë arritën në 5122, duke u shtuar 36% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo gjë pasqyron zhvillimin e lulëzuar të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare kino-evropiane dhe rëndësinë e këtyre marrëdhënieve.

Sivjet është 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve kino-evropiane. Tani, Kina është partnerja e dytë tregtare e BE-së, pas ShBA-së. Ndërsa, BE-ja është partnerja e parë tregtare e Kinës. Vlera e përditshme tregtare kino-evropiane ka arritur në mbi 1 miliardë euro.

Kina dhe BE-ja po punojnë për thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme të partneritetit strategjik. Por qëndrimi i BE-së ndaj Kinës është shfaqur më i ndërlikuar. Për punët dhe politikat e ndryshme, BE-ja ndërmerr metoda të ndryshme kontakti me Kinën. Në shkëmbimet tregtare dhe të investimit, BE-ja ka shfaqur qëndrimin pozitiv. Nga ana tjetër, BE-ja po ashtu ndërmori disa masa që mund të dëmtojnë marrëdhënien dypalëshe, si për shembull: më 30 korrik, BE-ja vendosi sanksione ndaj dy shtetasve dhe një ndërmarrjeje kineze pasi dyshoheshin për sulm kibernetik.

Pavarësisht pranisë së ndryshimeve ideologjike, të politikës, modelit të administrimit etj, dy palët kanë më shumë bashkëpunim se konkurrencë.

Kina dhe Evropa nuk janë konkurrente të sistemit, por partnerë të gjithanshëm strategjik. Dy palët kanë interesa të përbashkëta ekonomike, të cilat janë të pashmangshme për bashkëpunimin dypalësh. Megjithëse pandemia e COVID-19 ka sjellë shumë sfida dhe tensioni kino-amerikan u shtua në mënyrë të pandërprerë, shkëmbimet e nivelit të lartë kino-evropian u bënë më të shpeshta.

Më 28 korrik, zv-kryeministri kinez Liu He dhe nënkryetari ekzekutiv i Komisionit të BE-së Valdis Dombrovskis drejtuan së bashku nëpërmjet videos Dialogun e 8-të të nivelit të lartë ekonomiko-tregtar kino-evropian. Më 29 korrik, zv-kryeministri kinez Han Zheng dhe nënkryetari i parë i Komisionit të BE-së Frans Timmermans patën një takim virtual. Dy palët u përpoqën për të përballuar epideminë e COVID-19 dhe për të lehtësuar ndikimet negative të saj.

Para dialogut, Valdis Dombrovskis u shpreh:

"Përballë krizës së tanishme, nuk kemi zgjedhje tjetër, duhet të bashkëpunojmë me partnerët globalë si Kina etj. Nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta, mund të realizojmë rimëkëmbje më të shpejtë ekonomike dhe të arrijmë përparim në fushat me interes të përbashkët dypalësh si tregti, investime etj."

Kina e përkrah gjithmonë procesin e integrimit evropian dhe shpreson te roli i rëndësishëm i BE-së në çështjet ndërkombëtare. Kina është e lidhur ngusht me lulëzimin dhe rritjen e vazhdueshme të BE-së. Të dyja palët janë partnere të rëndësishme bashkëpunimi. Në gjysmën e parë të këtij viti, vlera e tregtisë kino-evropiane arriti në 284 miliardë e 157 milionë dollarë amerikane. Ekonomitë plotësuese mes dy palëve garantojnë interesa më të mëdha në bashkëpunimin kino-evropian se humbjet e mundshme në konkurrencë.

Me progresin e dy palëve në tregti dhe investim, ShBA-ja nuk do marrëdhënie më të ngushta kino-evropiane. Është një test i madh për udhëheqësit e BE-së që të ruajnë qëndrueshmërinë strategjik nën presionin e ShBA-së dhe të veprojnë sipas interesave thelbësore dhe të afatgjata të Europës. (Xu Guang)