Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi Alexander Lukashenko-s për rizgjedhjen si president i Bjellorusisë.

Duke vënë në dukje se vlerëson shumë zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Bjellorusi, presidenti Xi tha se ai është i gatshëm të punojë me Lukashenko-n për të nxitur së bashku partneritetin strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Bjellorusi dhe për të zgjeruar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm për dy vendet.

Lukashenko fitoi mandatin e tij të gjashtë radhazi me 79.7 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Ai ka shërbyer si president i vendit që nga viti 1994, pasi në vitin 2004 hoqi kufirin e qëndrimit të një presidenti në detyrë më së shumti dy mandate. (Albana)