"Fjalimi i sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në librarinë e Richard Nixon-it mbi politikën amerikane ndaj Kinës, pasqyron kryesisht ndikimet e politikës së brendshme amerikane në vitin e zgjedhjeve të përgjithshme për politikat diplomatike", tha profesori i Universitetit të Harvard-it, ish-ndihmësi i sekretarit të Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së Joseph Nye në një intervistë me shkrim për gazetën kineze "Renmin Ribao". Ai theksoi gjithashtu se parja e marrëdhënieve amerikano-kineze me syrin e "luftës së ftohtë", është një ide e gabuar.

Nye vuri në dukje se sot, niveli i ndërvarësisë mes ShBA-së dhe Kinës është shumë i lartë. Pandemia botërore COVID-19 ka nevojë për bashkëpunimin mes dy fuqive të mëdha. Ai shprehu shpresën që qytetarët amerikanë nuk do të ndikohen nga politikanët dhe nuk do t’i mbështesin marrëdhëniet amerikano-kineze si "luftë e ftohtë". (Xu Guang)