Ambasadori kinez në ShBA Cui Tiankai tha se marrëdhëniet kino-amerikane janë në "një moment shumë kritik".

Cui shtoi se zgjedhjet që do të bëjnë sot dy vendet do të formojnë jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe, por gjithashtu edhe të ardhmen e botës.

Diplomati kinez tha po ashtu se akuzat e fundit ndaj Konsullatës Kineze në Houston ose misionet diplomatike kineze në ShBA janë "plotësisht të pabaza". (Xu Guang/Albana)