Bashkësia ndërkombëtare ka premtuar gjatë një videokonference ndihma për popullin e Libanit, pas shpërthimeve në portin e Bejrutit javën e kaluar.

Në këtë veprimtari të drejtuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe të mbështetur nga OKB-ja, morën pjesë përfaqësuesit nga Britania e Madhe, Katari, ShBA-ja, BE-ja, Kina, Banka Botërore etj.

Zv.sekretarja e përgjithshme e OKB-së Amina Mohammed bëri thirrje për fokusimin e ndihmave në katër drejtime: shëndetësi, ushqim, shkolla dhe ndërtesa.