Kreu i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka shprehur shqetësim mbi rifillimin e veprimtarisë së eksplorimit për burime energjetike në Mesdheun Lindor nga Turqia.Borrell-i vuri në dukje se mobilizimet e fundit detare në Mesdheun Lindor janë jashtëzakonisht shqetësuese.Zyrtari i lartë i BE-së u shpreh gjithashtu se do të përpiqet për të rivendosur dialogun dhe për të mundësuar riangazhimin.Lëvizjen e vet Turqia e ndërmori një ditë pasi ministrat e jashtëm të Egjiptit dhe Greqisë nënshkruan një marrëveshje për përcaktimin e vijës së kufirit detar mes dy vendeve dhe ngritjen e një zone ekonomike ekskluzive mes tyre në detin Mesdhe.BE-ja shprehu shqetësim për rifillimin e kërkimeve në det. (Vera/Artan)