Më 4 gusht, kryeministri australian Scott Morrison u shpreh në Forumin e Sigurisë Aspen: “Tani nuk ka dëshmi që duhet të kufizohet TikTok në Australi.”
Morrison tha: “Ne do t’u kushtojmë vëmendje të vazhdueshme rreziqeve mbi privatësinë dhe sigurinë, por tani nuk ka dëshmi që tregon se kjo është e nevojshme. Tani nuk ka asnjë fenomen që ky aplikacion ka dëmtuar interesat e sigurisë të Australisë ose të qytetarëve australianë.”
Morrison theksoi gjithashtu: “Qytetarët australianë duhet të ruajnë vigjilencën, sepse probleme të tilla nuk janë vetëm me TikTok-un, por edhe me rrjetet sociale si Facebook. Ato marrin shumë të dhëna nga përdoruesit.”
Sipas njoftimeve nga “Bloomberg”, zëdhënësit e qeverive britanike dhe franceze u shprehën që nuk kanë plane për kufizimin e TikTok-ut. Zëdhënësi i kryeministrit britanik tha se Johnson nuk ka folur për këtë çështje me Trump-in. Krahas këtyre, edhe një zyrtar gjerman u shpreh që as Gjermania nuk e ka në plan kufizimin e TikTok-ut.