Vdekjet në botë për shkak të COVID-19 kanë arritur në mbi 700 mijë, sipas një deklarate të së mërkurës nga Universiteti Johns Hopkins.

Rastet e përgjithshme me koronavirus në botë kanë arritur në 18,480,000, numri i të vdekurve në mbi 700 mijë, sipas Qendrës për Shkencë dhe Inxhinieri të Sistemeve në Universitet.

Shtetet e Bashkuara dhe Amerika Latine, dy epiqendra të pandemisë, po punojnë për frenimin e përhapjes së virusit.

ShBA-ja ka regjistruar 4,771,087 raste dhe 156,806 vdekje, duke u bërë vendi më i goditur në botë. Amerika Latine ka regjistruar 5 milionë raste me mbi 206 mijë vdekje. (Albana)