Ekspertët mendojnë se veprimet e qeverisë amerikane po pengojnë rimëkëmbjen ekonomike të vendit në sfondin e COVID-19.

Komentatorja politike Laura Schwartz thotë se recesioni është shkaktuar nga mungesa e një plani kombëtar për menaxhimin e ekonomisë gjatë pandemisë:

"Ajo që ne po shohim këtu në Shtetet e Bashkuara, është se kemi një rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, dhe më e rëndësishmja, do të na duhet të mbyllim pjesë të ekonomisë. Dhe një ekonomi nuk mund të funksionojë 'hap e mbyll, hap e mbyll'. Kjo është arsyeja pse sinqerisht nuk mund të ketë mëkëmbje të ekonomisë para vitit 2022."

Sipas një raporti të Departamentit të Punës të ShBA-së, ekonomia e vendit u tkurr në tremujorin e dytë me rreth 33 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar rënien më të madhe që prej Luftës së Dytë Botërore.

Profesori në Universitetin e Biznesit dhe Ekonomisë Ndërkombëtare Liu Baocheng thotë se ekonomisë amerikane i mungon një sektor prodhimi i fortë:

"Tani për tani, të përpiqesh për të përdorur si levë borxhin duke shtypur para, thjesht shkel territorin e besueshmërisë sovrane. Paraja duhet të përfaqësojë gjëra reale. Pa produktivitet, pa marrëveshjet e duhura tregtare të realizuara me shumë partnerë të tjerë, për çfarë vlen paraja?"

Liu thotë se ekonomia e Shteteve të Bashkuara mund të përkeqësohet edhe më shumë se gjatë krizës financiare të vitit 2008.