Revista shkencore “Nature Microbiology” publikoi rezultatin e studimit të një ekipi ndërkombëtar, sipas të cilit virusi SARS-CoV-2 që shkakton COVID-19, ka ardhur nga një virus shumë i ngjashëm me të para 40-70 vjetësh, që në fakt ka ekzistuar për dhjetra vjet ndër lakuriqët e natës.

Studiuesit janë të mendimit që ndjekja e burimit të virusit është shumë e rëndësishme për kontrollin e epidemisë në të ardhmen.

Studiuesit e ekipit ndërkombëtar janë nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, Universiteti i Edingburgut dhe Universiteti i Hong-Kongut.

Sipas BBC-së, ky rezultat i bën të pabaza thëniet konspirative mbi COVID-19, si për shembull atë se virusi e ka burimin nga laboratori dhe është prodhuar nga njeriu.