Numri i vdekurve nga koronavirusi në ShBA ka arritur mbi 150 mijë, ndërsa i të infektuarve është afro 4.4 milionë.

Vdekjet në shtetin e Nju-Jorkut nga COVID-19 janë mbi 32 600, numri më i lartë në ShBA, ndërsa Kalifornia, Florida dhe Teksasi po bëhen epiqendra e reja të pandemisë.

Një raport i ri federal tregon se në 21 shtete amerikane gjendja e pandemisë është aq serioze, sa për t’i vendosur ato në listën e “zonave të kuqe”.

Këto shtete kishin mbi 100 raste të reja për 100 mijë banorë javën e kaluar.