Në ofensivën e fundit të perëndimit ndaj Kinës, Adrian Zenz ishte një figurë e nxehtë. Ai u përmend vazhdimisht nga sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe politikanë të tjerë antikinë. Ai ka hedhur baltë mbi Kinën kudo dhe gjëja më qesharake është që në të gjitha veprimtaritë, Zenz-it iu dha titulli "studiues kinez" ose "ekspert i pakicave kombëtare".

Por kush është në të vërtetë ky i ashtuquajtur ekspert?Disa muaj më parë, "zona gri" e faqes së pavarur amerikane të lajmeve botoi seAdrian Zenz ishte një i krishterë i ekstremit të djathtë që besonte se ishte "i udhëhequr nga Zoti" dhe kishte mbërritur në Tokë me "misionin" kundër Kinës.

Adrian Zenz dha mësim në Shkollën Europiane për Kulturë dhe Teologji (ESCT). Ky institucion pranë Stuttgart-it të Gjermanisë nuk është përfshirë as në listën zyrtare të universiteteve gjermane, por ishte regjistruar si një "kompani me përgjegjësi të kufizuar për mirëqenie publike”.

Një tjetër titull i Adrian Zenz-it është studiues i lartë në "Fondacionin Memorial të Viktimave Komuniste". Ky fondacion u krijua nga qeveria amerikane në vitin 1983, me ngjyrime të ekstremit të djathtë dhe neonaziste dhe ka një marrëdhënie të ngushtë me CIA-n. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dikur mburrej me CIA-n, institucion që kishte drejtuar më parë: "Ne gënjejmë, mashtrojmë, ne vjedhim. Kemi një kurs kushtuar mësimit të këtyre. Kjo është lavdia e eksplorimit dhe përparimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara."

Si studiues i shkencave shoqërore, Adrian Zenz nuk ka kryer as studime të mira në terren dhe nuk ka informacione të dorës së parë. Ai thjesht ka botuar disa punime për rajonin e Xinjiang-ut, por u bë "i famshëm brenda natës" dhe u ashtuquajt "ekspert për Xinjiang-un" nga politikanët dhe mediave perëndimore.

Të dhënat bazë të studimit të tij vijnë nga një stacion televiziv turk “Istiqlal TV”, i cili është i lidhur ngushtë me "Lëvizjen Irakiane Lindore" të cilësuar nga Kombet e Bashkuara si një organizatë terroriste. Edhe vetë Adrian Zenz-i pranoi se derivimi i tij ishte "i pasigurt". Jo vetëm që burimi i të dhënave është i dyshimtë, por Adrian Zenz përdori stacionin radiofonik "Azia e Lirë" si një bibliotekë për të gjetur materialet e nevojshme për të shkuar drejtpërdrejt nga kjo medie e krijuar nga CIA për Luftën e Ftohtë.

Ajo që mund të bëjmë në fund është të përdorim "Treguesin H" për të matur ndikimin akademik të Adrian Zenz . “H” është një tregues sasior popullor që pasqyron nivelin akademik të studiuesve. Shkurtimisht, sa më i lartë ky tregues i një studiuesi, aq më shumë rezultate kërkimore të tij njihen nga kolegët akademikë. Sipas statistikave të “Google Scholar”, treguesi “H” i Adrian Zenz-it është 9, nivel ky më i ulët se niveli mesatar i studiuesve të shkencave sociale. Siç tha dhe Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës më 9 korrik se, nëse Adrian Zenz vazhdon të ecë në rrugën e gabuar do të dëmtojë vetëm veten e tij.(Vera/Albana)