Këshilltari i Shtetit i Kinës njëherësh ministër i Jashtëm, Wang Yi, tha se Kina dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet kino-amerikane me dashamirësi dhe sinqeritet. Ai propozoi që Kina dhe ShBA-ja të aktivizojnë dhe hapin të gjitha kanalet e dialogut, të shqyrtojnë dhe të konsultohen për listën e kontakteve, duke u fokusuar te bashkëpunimi në këtë kohë pandemie.

Wang e tha këtë në fjalimin e tij në një videoforum mbi marrëdhëniet Kinë-ShBA.


Ai theksoi se marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara po përballen me sfidat më serioze që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1979. Disa njerëz në ShBA me paragjykime ideologjike, e shohin Kinën si një "kundërshtare" apo si një "armike".

Wang theksoi se Kina nuk dëshiron dhe s'ka mundësi të bëhet një tjetër ShBA. Ai shprehu shpresën që ShBA-ja do të ketë një njohje më objektive dhe të qetë të Kinës si dhe të formulojë një politikë më racionale dhe më pragmatike."

"Kina nuk mendon për provokimin apo zëvendësimin e ShBA-së, as kundërvënien e gjithanshme me të. Kina ka ruajtur qëndrueshmërinë dhe vazhdueshmërinë e lartë në politikën ndaj ShBA-së dhe është e gatshme të zhvillojë marrëdhëniet me ShBA-në me dashamirësi e sinqeritet. Për realizimin e këtij objektivi, duhen përpjekjet e përbashkëta, respektim të ligjit ndërkombëtar dhe zhvillim të dialogut të barabartë."

Kreu i diplomacisë kineze theksoi se gjatë 40 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina dhe ShBA-ja janë bërë një komunitet i integruar me interesat e përbashkëta. Ai paraqiti propozimin prej 3 pikash për kthimin e marrëdhënieve dypalëshe në orbitën normale.

"Së pari, të akvitizohen dhe të hapen të gjitha kanalet e dialogut. Kina ka hapur dyert e dialogut dhe pret kurdo rifillimin e dialogut të shtresave e fushave të ndryshme. Propozimi i dytë është hartimi i listës së bashkëpunimit, listës së dialogut dhe të asaj të kontrollit të mosmarrëveshjeve. Propozimi i tretë është zhvillimi i bashkëpunimit në përballimin e pandemisë." (Albana/ Wang Lei)