Këshilltari i Shtetit i Kinës njëherësh ministër i Jashtëm, Wang Yi, tha se marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara po përballen me sfidat më serioze që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1979.


Wang e tha këtë ndërsa drejtoi një videoforum mbi marrëdhëniet Kinë-ShBA.

Wang tha se disa njerëz në ShBA e shohin Kinën si një "kundërshtare" apo si një "armike" jashtë paragjykimeve ideologjike.

Gjithashtu, ai shprehu shpresën që ShBA-ja do të ketë një njohje më objektive dhe të qetë të Kinës si dhe të formulojë një politikë më racionale dhe më pragmatike." (Albana)