Numri i rasteve të infektimit nga COVID-19 në ShBA i ka kaluar 3 milionët, ndërsa i vdekjeve është 131 mijë.

Shteti i Nju-Jorkut është goditur më rëndë, me afro 400 mijë infektime, dhe pas tij renditen Kalifornia, Florida dhe Teksasi.

Kryeeksperti për sëmundjet ngjitëse i ShBA-së, Anthony Fauci, ka paralajmëruar që situata epidemike në ShBA “nuk është e mirë”, por presidenti Trump këmbëngul që ShBA-ja “është në një gjendje të mirë”.