Mbi 6 500 punonjës dhe familjet e tyre janë vënë në karantinë, pasi më shumë se 1 000 pjesëtarë të personelit në një thertore u testuan pozitivë për koronavirusin e ri në landin gjerman të Rinit Verior-Vestfalisë. 

Rreth 1 300 shtëpi ose zyra janë vendosur në karantinë, duke ngritur shqetësime se distrikti Guetersloh mund të izolohet sërish. 

Kompania ka pezulluar operacionet, teksa autoritetet kërkojnë të mbajnë nën kontroll shpërthimin dhe kanë premtuar se situata do të përmirësohet. Menaxhimi nga Gjermania i krizës së koronavirusit ka qenë ndër më të suksesshmit në Evropë. 

Sidoqoftë, në këtë vend ka pasur shpërthime të përsëritura në thertore, punonjësit e të cilave janë emigrantë që jetojnë në vende plot me njerëz të ofruara nga ndërmarrjet. 

Dyqanet dhe baret janë rihapur, megjithëse duke ndjekur distancimin social, pasi qeveria lehtësoi kufizimet për koronavirusin në vend.