Regjistrimi i nxënësve në shkolla do të realizhet përmes portalit e-Albania, njofton “RTSH”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, deklaroi se tashmë prindërit do të mund të regjistrojnë fëmijët në shkolla në vetëm 1 minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.

Afatet e regjistrimit do të jenë: Për klasat e para 4-17 korrik dhe për klasat e dhjeta 12-24 korrik.

Ministrja Kushi deklaroi se dikasteri i saj është angazhuar maksimalisht që të gjitha shkollat të ofrojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit, si në qendër ashtu edhe në periferi të çdo bashkie. (Fatosi)