Dy akse të rëndësishme rrugore janë hapur në fundjavë në jug të Shqipërisë duke lehtësuar ndjeshëm kalimin në rivierën shqiptare.

Është fjala për aksin Kardhiq-Delvinë, 33 km të gjatë, dhe rrugën e Lumit të Vlorës 94 km, bën të ditur “RTSH”.

Ato shkurtojnë kohën e udhëtimit nga veriu në jug drejt Sarandës me rreth 45 minuta.

Të dyja akset rrugore ofrojnë mundësi për të zgjeruar hartën turistike të jugut të Shqipërisë, për një turizëm gjithëvjetor. (Fatosi)