ISHP - faqja zyrtare

ISHP - faqja zyrtare

Instituti i Shëndetit Publik ka qetësuar popullatën në lidhje me përhapjen e shpejtë të lisë së majmunit, duke theksuar se nuk ka vend për panik dhe se rreziku është i ulët.

Epidemiologu Artan Simaku sqaron mënyrën e testimit të kësaj sëmundjeje dhe siguron se Shqipëria i ka kapacitetet laboratorike për ekzaminimin e saj, përcjell “RTSH”.

Simaku sqaron se lija e majmunit nuk ka mjekim specifik, por simptomatik, pra në varësi të simptomave që shfaq jepen dhe rekomandimet për trajtim.