Foto: VCG

Foto: VCG

Përballë sfidave të dyfishta të pandemisë së koronavirusit të ri dhe rreziqeve gjeopolitike në rritje, mbledhja vjetore e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ka vënë në fokus sfidat gjeoekonomike. Përpara mbledhjes, presidenti i forumit, Borge Brende, u bëri thirrje të gjitha vendeve të botës të konsolidojnë besimin, të forcojnë bashkëpunimin dhe të kapërcejnë pengesat që kanë dalë përpara zhvillimit global.

Në kontrast të mprehtë, ShBA-ja është ende supersticioze në mendimin e vjetruar të "nisjes nga pozitat e forcës" dhe konfrontimit në grup. Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen, mbajti një fjalim në Forumin Ekonomik të Brukselit javën e kaluar, duke u përpjekur të sigurojë aleatë evropianë "kundër Kinës".

Në fakt, ShBA-ja ka abuzuar me hegjemoninë e vet ekonomike, financiare dhe teknologjike për të frenuar dhe shtypur vendet e tjera dhe për të siguruar përfitime gjeopolitike. Sipas një raporti të Departamentit amerikan të Thesarit të ShBA-së, deri në vitin fiskal 2021, ShBA-ja vendosi më shumë se 9 400 sanksione, gati 10 herë më shumë krahasuar me 20 vjet më parë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi publikisht se ShBA-ja i trajton marrëdhëniet me vendet e tjera "duke u nisur nga pozitat e forcës".

Paqja, zhvillimi, bashkëpunimi dhe përfitimet e përbashkët janë prirja e kohës. Sa më i madh të jetë supersticioni i “nisjes nga pozitat e forcës”, aq më shumë është një gjë e tillë kundër me prirjen e kohës. Siç tha Borge Brende: "I gjithë njerëzimi është në të njëjtën varkë dhe duhet t'i përballojmë bashkërisht sfidat".