Bota e futbollit ka kthyer sytë nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ku më 25 maj do të luhet finalja e Conference League në stadiumin “Air Albania”.

Aeroporti i Rinasit, porta kryesore ajrore në vend, po përgatitet të mirëpresë një fluks të madh pasagjerësh. Shumica e tyre janë tifozë të Romës dhe Feynordit, skuadrat që luajnë në finale.

Zyrtarë të aeroportit kanë deklaruar se do të jenë rreth 20 mijë persona që do t’i shtohen fluksit të lëvizjeve përgjatë ditëve të ndeshjes. Shumica e tyre do të vijnë të organizuar kryesisht me “charter”.

Planifikohet që në Aeroportin Ndërkombëtar "NënëTereza" në datat 24, 25 dhe 26 maj të ketë rreth 65 fluturime në ditë.