"Miqësi që tret largësinë" është dokumentari që është transmetuar të hënën nga RTSH një realizim në bashkëpunim me CMG (China Media Group) që hedh dritë mbi marrëdhëniet shqiptaro-kineze. Në 50 vjetorin e pranimit të Kinës në OKB, ai është ndalur në këtë moment historik dhe kontributin e Shqipërisë në të. Përmes pamjeve të kohës, intervistave dhe fakteve, dokumentari ka sjelle në vëmendje gjithë historinë e marrëdhënieve në të gjitha stinët politike.
Duke nënvizuar ridimensionimin e marrëdhënieve gjatë tre dekadave të pluralizmit, në dokumentar është veçuar roli në rritje i Kinës në nismat dhe qeverisjen globale, kontributi i saj i madh në misionet e OKB- se për paqen dhe marrëdhëniet midis vendeve, për iniciativat me karakter zhvillues ekonomik global si "Një brez, një rrugë" dhe 17 + 1, multilaterizmin, zhvillimin e gjelbër, sfidën dhe kontributin e veçantë ndaj pandemisë Covid 19, përpjekjen dhe arritjen e madhe për zhdukjen e varfërisë e të tjerë.
Dokumentari "Miqësi që tret largesinë" jep një tabllo të zhvillimit të Kinës në të gjitha fushat dhe ndikimi pozitiv që pati për botën ripranimi ne OKB, por edhe për rolin që do të luajë Shqipëria e cila është anëtare e Këshillit të Sigurimit për vitet 2022 - 2023.
Personalitete si Paskal Milo, Iljaz Spahiu, Aleksander Çipa,Marsela Musabelliu dhe Gjon Boriçi pasuruan dokumentarin me analizat e tyre.