Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se procesi i vaksinimit anti-Covid të pedagogëve dhe studentëve po kryhet edhe në të gjitha universitetet në vend, ndërsa sezoni akademik 2021-2022 pritet të nisë në mesin e muajit tetor.

“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag”, -shkruan ministrja Manastirliu.

Sipas saj “ me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit”.

Në Shqipëri afro 730 mijë qytetarë janë plotësisht të vaksinuar me dy doza vaksine anti-Covid, ndërsa janë kryer afërsisht 1.7 milionë vaksinime ndaj popullatës. (Fatosi)