Kryeministri Edi Rama u ka rikujtuar studentëve e pedagogëve se që të futen në auditorë këtë vit të ri akademik, do të duhet të jenë të vaksinuar.

Në një status në rrjetet sociale, Rama kujton se në çdo universitet të vendit janë ngritur pika vaksinimi.

“Në të gjitha universitetet publike dhe jopublike në vend ka nisur vaksinimi për pedagogë e studentë, për të rritur aksesin në vaksinim, për mbrojtjen e tyre dhe për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik”, -shkroi kryeministri Rama.

Sipas kryeministrit, kjo është një garanci më shumë për një vit shkollor më të sigurt. (Fatosi)