Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka bërë publike rezultatet e një studimi të kryer te 1500 qytetarë të Tiranës mbi imunizimin nga koronavirusi, njofton “A2”.

Sipas përfundimeve të Akademisë së Shkencave, i cili është kryer në grupmoshën nga 20 deri në 75 vjeç, 73.3% e popullsisë janë të imunizuar.

Akademia hedh për diskutim nevojën e një doze të tretë përforcuese të vaksinës në moshat mbi 60 vjeç, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese.

Po ashtu, Akademia bën thirrje të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjeç me vaksina të miratuara për këto mosha. (Fatosi)