Foto: VCG

Foto: VCG

Qeveria shqiptare ka miratuar ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim, u bë e ditur nga mbledhja e parë e saj. Ajo ka si qëllim kryesor koordinimin mediatik të ministrive.

Agjencia do të jetë në varësi të Kryeministrit dhe misioni kryesor që ka është informimi i publikut mbi aktivitetet e gjithë qeverisë, si dhe zhvillimi i sondazheve për çështje me interes publik.

Një tjetër funksion i kësaj agjencie do të jetë vëzhgimi i mediave dhe rrjeteve sociale për çështje që lidhen me politikat dhe aktivitetin e qeverisë.

Një detyrë e kësaj agjencie është krijimi i një faqeje interneti apo kanale të tjera komunikimi ku do të prodhohen materiale mediatike për qëndrimet dhe aktivitetin e kryeministrit dhe ministrave.

Sipas vendimit të qeverisë, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim është njëherazi zëdhënës i qeverisë, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të Shtetit. (Fatosi)