Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë afatin për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura, për shkak të rritjes së shifrave prej Covid-19.

Kjo masë ishte në fuqi deri më datë 6 shtator, por ministria e ka zgjatur deri më 20 shtator. Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe është publikuar në fletoren zyrtare, përcjell “Balkanweb”.

Në Shqipëri është në fuqi ora policore, e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00, si dhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura. (Irma)