Një raport i Komisionit Evropian bën të ditur se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Evropë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19. Sipas raportit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27% më të larta se mesatarja vjetore në periudhën 2016-2019. Kjo përqindje ishte më shumë se dyfishi i vdekjeve shtesë në BE dhe më e larta ndër Rajonin e Ballkanit, përcjell “Balkanweb”.

Komisioni Europian përllogariti se në vitin 2020 vdekjet në BE ishin 12.8% më të larta se mesatarja vjetore e viteve 2016-2019. Pas Shqipërisë, Polonia ishte vendi i dytë në Evropë me shtesën më të lartë të vdekjeve më 2021 me rreth 21 %, më tej Estonia me mbi 20%.

Në Ballkan, pas Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia dhe Veriut kishin normat më të larta të vdekshmërisë shtesë, përkatësisht me 17% dhe 12%.

Për të dhënë një panoramë më të qartë Komisioni Evropian dhe Eurostat-i matën treguesit e vdekjeve shtesë gjatë vitit 2020 për t’u njohur me pasojat e vërteta të pandemisë. KE referoi se analiza e vdekshmërisë shtesë është treguesi më i besueshëm i ndikimit të pandemisë, pasi sepse nuk lidhet me metodat e numërimit të vdekjeve nga COVID-19 në të gjitha vendet. (Irma)