Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur pandemisë dhe për të përballuar periudhën vjeshtë-dimër.

Ministrja Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve për vaksinim, duke shtuar se synimi i institucioneve të shëndetësisë është të rriten vaksinat. Ajo tha se deri në dhjetor, në kuadër të marrëveshjeve, pritet të mbërrijnë 1.3 milionë vaksina të tjera.

Ministrja e Shëndetësisë shpalosi objektivin që deri në pranverën e vitit 2022 të jetë vaksinuar e gjithë popullata mbi 16 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë foli për masat që qeveria ka marrë dhe po merr, për t’iu përgjigjur kërkesave shëndetësore, nëse do të ketë nevojë për më shumë kapacitete në dispozicion të situatës së pandemisë. (Irma)