Foto:BFSU

Foto:BFSU

Shoqata e Botuesve Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore zhvilloi më 15 shtator në Pekin forumin online “Thellimi i bashkëpunimit me përfitim reciprok në fushën e botimeve dhe promovimi i shkëmbimeve me përfitim të ndërsjellë mes civilizimeve”. Forumin e përshëndeti ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, i cili ndër të tjera tha se marrëdhëniet kulturore, artistike, akademike dhe botuese dypalëshe rezultojnë të jenë më solidet krahasuar me çdo fushë tjetër. Ndërsa presidenti i Shoqatës së Botuesve shqiptarë Petrit Ymeri u ndal më gjerësisht në botimet dhe përkthimet në gjuhën shqipe të veprave letrare, historike, sociologjike, filozofike, politike dhe të letërsisë për fëmijë. Botuesi Ymeri propozoi që projekti i përkthimit dhe botimit të ndërsjellë nga pala shqiptare të shtohet me 3 deri 4 herë më shumë vepra.

Foto:BFSU

Foto:BFSU

Ky është forumi i 4-t i Shoqatës Botuesve Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, e cila është themeluar në vitin 2018, ku morën pjesë përfaqësues të Administratës kineze të Botimeve, Shtypit, Radios dhe Televizionit dhe Shoqatave të Botuesve të Kinës, profesorë universitarë, sinologë dhe media. Forumin online e ndoqi edhe sinologu Iljaz Spahiu, kryetar i shoqatës kulturore “Alb-China”, Burbuqe Spahiu, drejtore ekzekutive e kësaj shoqate, dhe gazetarja Eda Merepeza. Në Shoqatën e Botuesve Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore bëjnë pjesë 4 shtëpi botuese shqiptare. (Eda Merepeza)