Shqipëria drejton për herë të parë sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën, i cili po zhvillon punimet në Kopenhagë të Danimarkës, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shteteve dhe ministra të shëndetësisë të 53 vendeve, njofton “ATSH”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, po drejton këtë takim të nivelit të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e zgjedhur unanimisht në cilësinë e presidentes.

Drejtues të shteteve dhe ministra të shëndetësisë së 53 vendeve po diskutojnë për mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19, për të ridimensionuar qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore, nën dritën e pandemisë.

Në fokus të diskutimeve që po zhvillohen në Kopenhagë janë ridimensionimi i kujdesit parësor, investimi për adresimin e problemeve të shëndetit mendor, Axhenda e Imunizimit 2030 dhe zbutja e pabarazive për aksesin në vaksina.

Ky është takimi më të rëndësishëm vjetor i Shëndetësisë për Evropën, i cili zhvillon punimet nga datat 13-15 shtator. (Fatosi)