Angela Merkel(Foto:Visual People)

Angela Merkel(Foto:Visual People)

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë të martën një vizitë zyrtare në Tiranë. Sipas axhendës së publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë shqiptare, ceremonia e mikpritjes së zonjës Merkel do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet takimi mes dy homologëve dhe delagacioneve.

Një moment i rëndësishëm i vizitës së kancelares gjermane dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Shqipëri do të jetë “Tirana Business Park”, ku Rama e Merkel do të japin një konferencë për shtyp.

Kjo është vizita e dytë e kancelares Merkel në Tiranë, pas asaj në korrik 2015.

Sipas njoftimeve, biseda me kryeministrin Rama pritet të fokusohet në çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Gjermani, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Kjo është vizita e lamtumirës së Angela Merkel në Ballkanin Perëndimor si kancelare, pasi ajo largohet së shpejti nga detyra pas 16 vitesh në pushtet. (Fatosi)