Foto: VCG

Foto: VCG

Duke iu referuar të dhënave, ISHP-ja konstaton se më të prekurit nga COVID-19 në Shqipëri janë moshat e reja, njofton “RTSH”.

Nga analizimi i të dhënave të moshave të prekura rezultoi se rreth 32% e rasteve pozitive janë nga 25 deri në 45 vjeç.

Sipas epidemiologut të këtij instituti Artan Simaku, kjo është edhe mosha që po refuzon më shumë vaksinën.

Specialistët parashikojnë se megjithëse numri i infektimeve gjatë vjeshtës dhe dimrit do të rritet ndjeshëm, vala e katërt e pandemisë që tashmë ka përfshirë Shqipërinë pritet të jetë më e butë.

Gjithnjë sipas specialistëve, përhapja me e madhe e koronavirusit po vihet re në zonat turistike.

Bashkimi Evropian e hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta, por Instituti i Shëndetit Publik vlerëson se Shqipëria paraqitet më mirë se rajoni.

Gjendja e të shtruarve në spital dhe reanimacion, ku deri më tani 95-97% e tyre kanë qënë të pavaksinuar, është e qendrueshme. Specialistët bëjnë thirrje për të marrë dy dozat e vaksinave anti-Covid dhe për të respektuar masat mbrojtëse.

Sikurse njoftoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i të vaksinuarve me dy doza në Shqipëri arrriti në 700 mijë. (Fatosi)