Kyriakos Mitsotakis(Foto: Visual People)

Kyriakos Mitsotakis(Foto: Visual People)

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis paraqiti politikën e përditësuar ekonomike të qeverisë për muajt e ardhshëm, duke premtuar një model të ri zhvillimi që do të jetë përfitues për të gjithë, njofton “Xinhua”.

"Greqia po ndryshon" ishte slogani kryesor këtë vit gjatë fjalimit të zakonshëm të politikës ekonomike në Panairin e 85-të Ndërkombëtar të Selanikut (TIF), panairi më i madh vjetor tregtar i vendit i mbajtur në qytetin port të Selanikut në Greqinë veriore.

Duke shprehur optimizëm për perspektivat e ekonomisë greke, Mitsotakis tha se objektivi i rritjes për vitin 2021 rishikohet në 5.9 për qind nga 3.6 për qind.

Udhëheqësi grek njoftoi një sërë masash që synojnë të lehtësojnë presionet nga pandemia COVID-19 dhe reformat për të nxitur rritjen.

Programi përfshin shkurtime të reja të taksave, një shtrirje të përfitimeve, ulje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe reforma për të mbështetur më tej investimet, punësimin, eksportet, ekstroversionin, tranzicionin dixhital dhe ekonominë e gjelbër.

Lidhur me betejën e vazhdueshme kundër COVID-19, kryeministri përsëriti një thirrje për ata që janë ende të pavaksinuar të vaksinohen, për të ndihmuar në përfundimin e pandemisë. (Fatosi)