34% e popullsisë në Shqipëri është vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa 26 % e tyre janë imunizuar plotësisht me të dyja dozat. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, muaji gusht ka ngjallur interes te grupmosha mbi 18 vjet për t’u vaksinuar, raporton “TV Klan”.

Mes të infektuarve aktivë ka edhe persona të vaksinuar, me të gjitha llojet e vaksinave, por sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik në krahasim me vaksinimin, numri i tyre mbetet i ulët.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se personat e infektuar pas vaksinimit e kalojnë më lehtë sëmundjen dhe pa kërkuar trajtim spitalor.

Në Shqipëri kanë mbërritur më shumë se 1 milionë e 800 mijë doza vaksina, të cilat po përdoren për imunizimin e popullatës. (Elona)