
Për të katërtin vit me radhë, u organizua në ambientet e kalasë së Tiranës, “Festa e fërgesës”.
Ky gatim është përzgjedhur nga organizatorët si një nga gatimet tipike dhe tradicionale të Shqipërisë së Mesme dhe veçanërisht të Tiranës, për të përfaqësuar edhe kulinarinë e gjerë të kësaj zone.
Ky event bëri bashkë jo vetëm qytetarë të shumtë, por edhe turistë të huaj.
Në organizimin e këtij eventi, shumë restorante të cilët ushtrojnë aktivitetin në brendësi të kalasë së Tiranës gatuan këtë recetë kaq të thjeshtë sipas mënyrës së vet dhe i vendosën në rrugicën e kalasë, në mënyrë që vizitorët që gjendeshin aty ta provonin dhe shijonin këtë ushqim tradicional tiranas.
Në këtë festë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve në vend.
Fëgesa është një recetë autentike e Tiranës, mjaft e dashur për tiranasit dhe më gjërë. Ajo ka gjetur terren e gatuhet ngado.
Aktivitete të kësaj natyre sznojnë të mbajnë gjallë kujtesën e popullit zonë.
Përgatiti: N.Kraja







